top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ATHINË | PANO RUÇI FILLOI GREVË URIE PËRPARA PARLAMENTIT GREK; AKUZON AUTORITETET GREKE SE I KANË DHËNË NJË KUFOMË QË NUK ËSHTË E TË BIRIT DENIS RUÇI; KËRKON TË KRYHET TESTI I ADN-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19
  • 1 min read
ree

Athinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία)

morën dijeni se:

1- Z. Pano Ruçi, prej ditës së hënë (15.9.2025) ka filluar grevë urie.


Ai denoncon autoritetet greke se:

1- Nuk e lejojnë që të kryejë hapjen e në varri ku gjendet e pretenduara nga autoritetet greke si kufoma e birit të tij, z. Denis Ruçi, i cili, mbeti i vdekur në atë që konsiderohet si aksident hekurudhor i ndodhur në Tempi, ku mbetën të vdekur dhjetëra veta.


2- Ai denoncon se kufoma e pretenduar si e birit të tij, z. Denis Ruçi, nuk është e tija.


3- Ai denoncon se prej dy vitesh ka kërkuar transparencë dhe verifikim të ADN-së së kufomës me atë të prindërve, por, prej autoriteteve greke nuk merr përgjigje zyrtare.


Sipas pretendimeve të tij, kufoma e z. Denis Ruçi është djegur plotësisht gjatë aksidentit hekurudhor.


Deklaratë | Nuk dua më heshtje.


Dua të zhvarros trupin.


Nuk jam i bindur që është djali im.


Dua të di të vërtetën, edhe nëse ajo më shkatërron, deklaroi ai.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page