top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | U ARRESTUAN BASHKIM SULKAJ DHE ASTRIT DELILAJ; KONTRABANDË NAFTE; NËN HETIM PENAL THOMAS STEFANAKOS; MARIO KUTULA (KOUTOULA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 6
  • 2 min read
ree

Athinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία) arrestuan:

1- Z. Bashkim Sulkaj, me moshë 66 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë (pronar karburantesh në Maliq dhe Tiranë, ndërkohë që përmes dokumentave greke, është banues edhe në Selanik).

2- Z. Astrit Delilaj, me moshë 67 vjeç.


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në kontrabandën e naftës.


Sipas akteve proceduriale penale që nga fillimi i vitit 2025, z. Thomas Stefanakos, formoi dhe drejtoi një organizatë kriminale, të ndarë në dy kategori, të drejtuara nga

1- Z. Bashkim Sulkaj.

2- Z. Mario Kutula (Koutoula).


Kjo organizatë bashkëpunonte me subjekte tash për tash të paidentifikuar në Shqipëri, Bullgari e Poloni.


Nga kontrollet fizike dhe kontrollet e kryera në shtëpi, pika karburanti dhe automjete, në zona të ndryshme u gjetën dhe sekuestruan:

 154037 litra naftë detare,

88760 litra naftë,

3500 litra naftë,

 4480 litra karburant të panjohur që do të identifikohen nga Laboratori Kimik Shtetëror,

 Shuma prej 800000 €,

 Softuer në stacionet e benzinës që ndërhynte në sistemin e hyrje-daljeve,

 10 rezervuarë paletash,

 Pistoletë dhe 46 fishekë,

 5 automjete private dhe 2 motoçikleta,

 Furgon,

 15 kamionë të madhësive të ndryshme,

 10 rimorkio,

 Dokumenteve,

 Një mori aparatesh telefonike të lëvizshme.


Gjatë hetimit u zbulua se prej fillimit të vitit 2025, organizata ka fituar rreth tre (3) milionë € duke marrë parasysh sasitë e karburantit të kontrabanduar dhe të falsifikuar dhe ndërhyrjen-ndryshimin e pajisjeve matëse në sistemin hyrës-dalës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page