top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | NJË SUBJEKTI (MASHKULL) IU SHQIPTUA DËNIM PENAL ME 3 VJET BURG ME KUSHT PASI KANOSI MINISTRIN E SHËNDETËSISË ADONIS GEORGIADHIS (GEORGIADIS) ME SHKRIME NË INTERNET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13
  • 1 min read
Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadhis (Georgiadis)
Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadhis (Georgiadis)

Athinë, Greqi | Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadhis (Georgiadis) tha se një burri që ai e kallëzoi për postime kërcënuese dhe fyese në mediat sociale virtuale iu dha një dënim me tre vjet burg me kusht një ditë pas arrestimit të tij.


Ministri Georgiadhis postoi në platformën sociale virtuale Iks (X) se i pandehuri 52-vjeçar shprehu keqardhje në gjykatë, kërkoi falje dhe pranoi se nuk e kishte kuptuar se sa të këqija ishin gjërat që kishte shkruar dhe se nuk do t’i përsëriste ato.


Ministri e përshkroi veten si të tronditur nga toksiciteti i internetit, duke shtuar se shumë njerëz shkruajnë në internet gjëra që dikur do të na vinte turp edhe po t’i mendonim, të tilla si të vdesësh, të sëmuresh me kancer ose të vdekshin fëmijët.


Nuk më pëlqen të dënoj një burrë të moshës sime, gjithashtu me dy fëmijë”, tha Ministri Georgiadhis, duke bërë thirrje për një diskutim global për të frenuar abuzimin në internet dhe duke lavdëruar autoritetet për reagimin e tyre të shpejtë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page