top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ATHINË: 4 PARTI TË MAJTA OPOZITARE GREKE THONË SE QEVERIA DUHET TË DËNOJË VEPRIMET E IZRAELIT DHE TË NDALOJË BASHKËPUNIMIN USHTARAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Në një deklaratë të përbashkët, katër parti opozitare greke të krahut të majtë i bënë thirrje qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) të ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me shtetin e Izraelit dhe të dënojë në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje krimet e kryera nga Shteti i Izraelit kundër popullit palestinez.

 

Kështu raporton enti mediatik grek “Efsyn”.

 

Deklarata mban firmat e partive Siriza, KKE, Nea Aristerà (E Majta e Re) dhe Plefsi Eleftherias (Rruga e Lirisë).

 

Greqia duhet, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të ndërmarrë iniciativa aktive, urgjente dhe të qarta për të ndaluar gjenocidin kundër popullit palestinez, për të adresuar krizën humanitare dhe për të njohur një shtet palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”, thuhet në deklaratën drejtuar kryeministrit Micotaqis (Mitsotakis) dhe ministrit të Jashtëm Jorgos (Giorgos) Gerapetritis.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page