ASHK-NISA: PREJ SOT SHËRBIMI NIS ONLINE PA DETYRIMIN E DOSJES FIZIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 13, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Agjencia Shtetërore e Kadastrës prej ditës së sotme ofron për qytetarët dhe biznesin shërbim edhe vetëm pas aplikimit online nga ana e noterëve, pa qenë detyrim që puna të fillojë vetëm kur dokumentacioni fizik të mbërrijë në drejtorinë vendore.
Për mua si drejtuese e ASHK firmosja sot e aneksit të ri të Protokollit Teknik të Bashkëpunimit me NISA, që erdhi pas konsultimeve e takimeve të shumta me Dhomën Kombëtare të Noterëve dhe të tjerë aktorë e faktorë, e nën vëmendjen dhe kujdesin rigoroz të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, është një tregues i qartë i frymës, dëshirës dhe vullnetit për të bërë më të mirën, më cilësoren dhe më të shpejtën në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.
Nisja e trajtimit të dosjes nga ASHK menjëherë pas konfirmimit të tarifës shtetërore të aplikimit, nuk do të thotë se dosja fizike nuk nevojitet, por noteri ka 10 (dhjetë) ditë kohë për ta dërguar atë në drejtoritë e Kadastrës.
Është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët, biznesin por edhe noterët për të cilët koha është flori, të mos hasin më Aktin e Verifikimit “Kërkohet dokumentacioni në rrugë fizike”.
Unë jam e sigurtë se shumë shpejt do të kemi lajme të tjera po kaq të rëndësishme në drejtim të shërbimit cilësor të ASHK, që ndikon direkt në përmirësimin e klimës dhe mbarëvajtjen e punëve të qytetarit dhe biznesit, thuhet në një koment të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës znj. Dallëndyshe Bici.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































