ASAMBLEJA PARLAMENTARE E KËSHILLIT TË EUROPËS: NISI SEANCA KU DO TË DISKUTOHET DHE SHQYRTOHET KËRKESA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 16, 2024
- 1 min read
Strasburg, Francë | Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nisi seanca ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Republikës së Kosovës për anëtarësim.
Republika e Kosovës pret që Asambleja Parlamentare ta japi miratimin sot për kërkesën e saj.
Pritet që votimi të paraprihet nga një dizkutim i zjarrtë.
Lista e folësve që do të marrin pjesë në këtë diskutim përpara votimit, është publikuar më herët.
Deputetët kosovarë Enis Kervan, Arben Gashi dhe Saranda Bogujevci do të jenë anëtarët e delegacionit të Republikës së Kosovës që do të flasin në Amablenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Përfaqësues të Republikës së shqipërisë janë:
1- Z. Lulzim Basha.
2- Znj. Blerina Gjylameti.
3- Znj. Klotilda Bushka.
4- Znj. Etilda Gjonaj.
Në listë janë gjithsej 59 përfaqësues nga shtete të ndryshme që do të flasin, ndër të cilët 6 janë serbë.
Nëse Asambleja Parlamentare e jep miratimin sot, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Republikës së Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave, të Këshillit të Europës, në muajin maj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































