ARTIFAKT 3000-VJEÇAR TREGON SE ASTRONAUTI I LASHTË MBËRRITI NË NJË ANIJE KOZMIKE NË TOKË!
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 14, 2023
- 1 min read

Turqi | Një objekt 3000-vjeçar, me pamje të një anijeje kozmike, është një nga artefaktet më të famshme, që supozohet se vërteton faktin e mbërritjes së alienëve të lashtë në Tokë.
Studiuesi Zekeria Sitçin (Zecharia Sitchin), ishte personi i parë që tërhoqi vëmendjen, pasi zbuloi artefaktin në Turqi, në vitin 1973.
Ky artefakt misterioz prej guri i ngjan jashtëzakonisht një rakete me motorë modernë, në të cilën, shfaqet një burrë i ulur me një kostum hapësinor.
Mund të jetë prova përfundimtare për teoricienët e lashtë të astronautëve, që qeniet e botës tjetër vizituan Tokën, në të kaluarën e largët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments