ARRESTOHET FREDI BELERI | KANDIDAT PËR KRYETAR I BASHKISË SË HIMARËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 12, 2023
- 1 min read

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Fredi Beleri është arrestuar në mesnatë (në orët e para të ditës së premte të datës 12 maj 2023). Burimet mediatike bëjnë të ditur se akuzohet për blerje votash me para. Z. Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij, në Himarë, kur u shoqërua ne polici. Z. Beleri u shoqërua nga efektivë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në drejtim të komisariatit vendor, e më pas drejt Drejtorisë Vendore të Vlorës. Përkrahës të tij u mblodhën pranë Komisariatit të Himarës, në shenjë proteste për arrestimin e tij. Z. Beleri u akuzua nga qarqe të caktuara politike shqiptare se ka bërë deklarata me anë të cilave ka premtuar greqizimin e Himarës, zemrës dhe djepit të shqiptarizmës së Jonit. Lajm në përditësim…

___.png)

















Comments