ARGJENTINË | PRESIDENTI JAVIER MILEI: KA SHUMË MUNDËSI QË PAPA LEO XIV-të TË NA VIZITOJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 51 minutes ago
- 1 min read
Buenos Aries, Argjentinë | Presidenti Javier Milei ka thënë se ka shumë mundësi që Papa Leo XIV-të të vizitojë Buenos Airesin në muajin nëntor.
“Ka shumë të ngjarë që të kemi gëzimin këtu në Argjentinë në nëntor”, tha Presidenti Milei në një intervistë me entin mediatik “Radio Mitre”.
Presidenti Milei vlerësoi përpjekjet e Ministrit të Jashtëm Pablo Kuirno (Quirno) për të afruar qëndrimet, duke e bërë vizitën shumë të mundshme, përveç fatkeqësive.
Mediat argjentinase po nxjerrin në pah punën që qeveria e Presidentit Milei ka kryer në muajt e fundit për të përmirësuar marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë.
Përmendet vizita që Ministrja e Kapitalit Njerëzor Sandra Pettovello filloi në Vatikan, e cila do të përfshijë takime me autoritetet kishtare dhe pjesëmarrje në seminare mbi arsimin, inteligjencën artificiale dhe shëndetin mendor.
Ministrja Pettovello pati një takim me përfaqësues të Konferencës Episkopale Argjentinase.
Presidenti Milei dikur ishte përfshirë në një shkëmbim replikash me ish-Papa Françeskun, bashkëkombësin e tij, të cilin e akuzoi si i dërguari i djallit në tokë, duke përmendur simpatinë e tij për teoritë marksiste.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments