ARGJENTINË | PRESIDENTI JAVIER MILEI SURPRIZON DUKE FITUAR ZGJEDHJET E MES MANDATIT KUNDËR TË GJITHA PARASHIKIMEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Buenos Aires, Argjentinë | Liria Përparon (LLA), partia e Presidentit Javier Milei, fitoi zgjedhjet e mesit të mandatit në Argjentinë me 40.84% të votave dhe fitoi terren në provincën e Buenos Aires-it, një bastion tradicional i Peronistëve progresivë, të cilët, vetëm një muaj më parë kishin mundur partinë konservatore.
“Sot është një ditë historike.
Populli ka vendosur të përqafojë idetë e lirisë.
Po lëmë pas njëqind vjet dekadencë.
Pika e kthesës ka filluar.
Sot fillon ndërtimi i një Argjentine të madhe”, komentoi Presidenti Milei, duke theksuar se gjatë dy viteve të ardhshme duhet të konsolidohet rruga reformiste për ta bërë Argjentinën përsëri të madhe.
Subjekti politik “Liria Përparon” do të ketë 101 deputetë në vend të 37 dhe 20 senatorë në vend të gjashtë.
Pa dyshim, do të jetë parlamenti më reformist në historinë e Argjentinës.
Pjesëmarrja e ulët, e cila, u ndal në 67.85%, një rekord që nga kthimi i demokracisë në vitin 1983, ishte një nga faktorët që shqetësoi udhëheqësin ultra-liberal, i cili, ishte i vendosur të siguronte numrat e nevojshëm për të përshpejtuar reformën e tij ekonomike në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat.
Sipas analistëve dhe komentatorëve, ky rezultat nuk lë vend për dyshime - me shumicën e provincave të vendit të ngjyrosura me vjollcë (ngjyra e Partisë Liberale), dhe fitorja e 64 deputetëve (krahasuar me 31 të progresistëve) - është e habitshme krahasuar me sondazhet e një dite më parë, të cilat, kishin parashikuar një garë kokë më kokë midis Partisë Liberale, me 36%, dhe koalicionit të krahut të majtë “Fuerza Patria” (FP), me 34%, me një barazim të mundshëm.
Pasojat e fitores së LLA-së pritet të jenë të dukshme sapo të hapen tregjet, me rimëkëmbjen e aksioneve dhe obligacioneve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments