ARGJENTINË | PROKURORIA KËRKON ARRESTIMIN E PRESIDENTIT TË FEDERATËS SË FUTBOLLIT KLAUDIO (CLAUDIO) TAPIA; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË KORRUPSION DHE PASTRIM PARASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 54 minutes ago
- 1 min read

Buenos Aries, Argjentinë | Një çështje e re ligjore shpërtheu në futbollin argjentinas.
Prokurori federal i Santiago del Estero, në veri të vendit, Pedro Simon, ka kërkuar arrestimin e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit (AFA), Klaudio (Claudio) Tapia, dhe arkëtarit të saj, Pablo Tovixhino (Toviggino,) si pjesë e një hetimi për pastrim parash të dyshuar.
Sipas aktakuzës, të dy zyrtarët po hetohen për bashkëpunim kriminal të rëndë dhe pastrim parash në lidhje me një sërë asetesh të fituara në të njëjtën provincë.
Hetimi penal paraprak, i nisur në muajin dhjetor të vitit 2025 pas një ankese anonime, synon të përcaktojë nëse fondet e futbollit argjentinas u përdorën për blerje personale përmes një rrjeti kompanish të lidhura me të dyshuarit.
Zyra e prokurorit ka theksuar rrezikun e arratisjes, të lidhur me kompleksitetin e skemës së dyshuar, dhe gjithashtu ka kërkuar kërkime dhe sekuestrim të aseteve.
Mbi 30 prona, duke përfshirë toka, shtëpi dhe automjete, si dhe investime financiare, janë nën shqyrtim.
Vendimi për masat e kërkuara tani varet nga gjyqtari federal kompetent, ndërsa mbrojtja e z. Tapia dhe z. Tovixhino (Toviggino) nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments