top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMP EKZEKUTOI MASAT E SIGURIMIT VETJAK PËR ENDRI HAZIZI; AUREL TAHIRI; XHEVAHIR STËRMUGU; ERALDI KOPRENCKA; NERTIL XHEMALAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 19, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Agjencia e Mbikqyrjes Policore ekzekutoi masat e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi” për punonjësit e Policisë së Shtetit, si më poshtë vijon:

1- Z. Endri Hazizi.

2- Z. Aurel Tahiri.

3- Z. Xhevahir Stërmugu.

 

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “falsifikim kompjuterik”.

 

Masa e sigurimit vetjak “pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” është ekzekutuar për punonjësit e Policisë së Shtetit si më poshtë vijon:

1- Z. Eraldi Koprencka.

2- Z. Nertil Xhemalaj.

 

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”.

 

Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndaj  5️ punonjësve të policisë me detyrë “Trupë shërbimi” pranë Seksionit të Menaxhimit Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”.

 

Masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për punonjësit A. T., 32 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe XH. S., 50 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”.

 

Masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” për punonjësit E. K., 33 vjeç dhe N. XH., 34 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Pas hetimit 4-mujor të kryer nga AMP me metoda speciale proaktive nën drejtimin e Prokurorisë, është arritur të vërtetohej me prova përfshirja e këtyre punonjësve në veprime korruptive me drejtues automjetesh, të cilët ishin kapur në shkelje administrative nga aparaturat e radarit të Policisë Rrugore.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page