AMBASADORJA AMERIKANE E DENONCON LIRIMIN E ISH-MINISTRIT TË BRENDSHËM SI ZHGËNJUES DHE ME PASOJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasadorja e SHBA-ve Juri kim (Yuri Kim), ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke u shprehur e zhgënjyer. Përmes një postimi në rrjetin social virtual “Twitter”, diplomatja amerikane u shpreh se këto mënyra që përdor drejtësia shqiptare, nuk janë të përshtatshme për një vend të NATO-s, dhe që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian. “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”. Vendimi i Gjykatës së Elbasanit për lirimin nga burgu u mor sot, dhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit penal në kushtet e shtëpisë. Z. Tahiri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa “bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat, nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur.”

___.png)

















Comments