top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADORI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BRITANINË E MADHE URAN FERIZI I DORËZOI LETRAT KREDENCIALE MBRETIT KARLI (CHARLES) III.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 30, 2024
  • 1 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi u prit në Pallatin Bakingam (Buckingham Palace) nga mbreti Karli (Charles) III për të dorëzuar kredencialet e emërimit të tij si përfaqësues diplomatik i Republikës së Shqipërisë.

 

Gjatë takimit, mbreti Karl (Charles) III vlerësoi ambasadorin Ferizi për arritjet akademike, ndërsa shprehu kuriozitet dhe interes për të vizituar Shqipërinë, veçanërisht qytetin e lashtë të Butrintit dhe Alpet e Shqipërisë.

 

I thashë mbretit që përfaqësoja Shqipërinë, por dhe shqiptarët në Britani, ku plot nga ata janë po aq të suksesshëm, në mos më shumë. I thashë se jemi një popull krenar, dhe aleat besnik i Britanisë. I përcolla dëshirën e shtetit shqiptar dhe shqiptarëve që ai të vizitojë Shqipërinë. U tregua shumë entuziast, sidomos për të vizituar Butrintin dhe Alpet shqiptare. Dhe dhurata, e katër llojeve të mjaltit të Malësisë i pëlqeu shumë, sidomos atij të gështenjes” tha ambasadori Ferizi, gjatë një komunikimi të shkurtër.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page