top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADORI I BE-ian GONXATO: FORCIMI I GJYQËSORIT ËSHTË INVESTIM PËR TË ARDHMEN E SHQIPËRISË NË BE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 29, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonxato (Gonzato) zhvilloi sot takime me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin, dhe me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin.

 

Ambasadori Gonxato (Gonzato) deklaroi se forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian.Pas takimit me dy figura kyçe, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, jam edhe më i bindur për këtë”, tha ambasadori Gonxato (Gonzato).

 

Me Metanin diskutuam nevojën për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit duke siguruar ruajtjen e përgjegjshmërisë”, shtoi ambasadori Gonzato.

 

Me Sadushin folëm për kushtet e punës në të gjitha nivelet e gjykatave dhe mbi nevojën për mbështetje për të përmirësuar menaxhimin dhe infrastrukturën e tyre”, tha ambasadori më tej.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page