top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADORI I BASHKIMIT EUROPIAN NË TIRANË I CILËSOI SI TË PADENJA SULMET VERBALE NDAJ SISTEMIT TË POSAÇËM TË DREJTËSISË PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 18, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i Bashkimit Europian i akredituar në Republikën e Shqipërisë, Silvio Gonxato (Gonzato), i pranishëm në një veprimtari rinore në Vlorë, lëshoi një ligjërim në lidhje me sulmet verbale të z. Ilir Meta (Metaj) ndaj autoriteteve të posaçme të hetimit penal.

 

Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështuqë dua ta lë me kaq”, u shpreh ambasadori Gonxato (Gonzato).

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta (Metaj) i është drejtuar me akuza politike kreut të Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani, por jo vetëm, ai e ka etiketuar atë edhe si palaço, si legen, si dumduman (dumdumi është një mjet i rëndomtë transporti tre ose katërrotak që ka një motor që lëshon zhurmë shurdhuese), duke e fyer dhe e poshtëruar publikisht, me ligjërime që përdorin individë që i përkasin klasës shoqërore të halabakërisë.

 

Z. Meta e akuzoi kreun e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani si një subjekt që do të vrasë pluralizmin politik në Shqipëri, dhe se është në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page