top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR TIRANË-ELBASAN | 1 I VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 23, 2023
  • 1 min read

Pamje ilustruese e një vendaksidenti. Tiranë, Shqipëri | Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, i cili ishte produkt i përplasjes së dy automjeteve, përplasje e cila ka sjellë si pasojën më të rëndë vdekjen e njërit prej drejtuesve të automjeteve. Nga burimet e hapura të informimit mësohet se automjeti me drejtues shtetasin me shkronjat nistore të gjeneraliteteve E. Q., është përplasur me automjetin që drejtohej nga 55-vjeçari Sh. K. Ky i fundit ka vdekur, ndërsa pasagjerja që udhëtonte në makinën e tij, shtetasja me shkronjat nistore të gjeneraliteteve V. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhje me këtë aksident ka reaguar edhe Policia e Shteti e cila ka lëshuar një komunikatë për shtyp, ku thuhet: “Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q., është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç, dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Lajm në përditësim...


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page