AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “MILOT-THUMANË”: MBETËN TË PLAGOSUR ILIR QAHI; MIRA ÇUKU; BESMIR QAHI; LIRIM QAHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 1 min read

Fshati Fushë Gjorëm, Mamurras, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Milot-Thumanë”.
Si pasojë mbetën të plagosur:
1- Z. Lirim Qahi.
2- Z. Ilir Qahi.
3- Znj. Mira Çuku.
4- Z. Besmir Qahi.
Njoftim | Lezhë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments