AGIM ÇERMA U DËNUA ME 20 VITE BURG NË AMERIKË | TREGTAR DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 6, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Z. Agim Çerma u dënua me 20 vite heqje lirie nga një gjykatë amerike.
Ai akuzohet se ka kryer trafik ndërkombëtar drogërash midis Amerikës dhe Kolumbis dhe Europës.
Ky lajm u bë i ditur nga departamenti amerikan i Drejtësisë.
“Agim Cerma, narkotrafikanti me origjinë shqiptare, i cili, u arrestua në Kolumbi, në korrik të vitit 2023, është dënuar me 20 vjet burg nga një gjykatë amerikane. I njohur ndryshe me nofkën ‘Jimmy’, 54-vjeçari shqiptar me banim në Kolumbi, u dënua me 240 muaj burg, pasi u deklarua fajtor për rolin e tij në trafikun e kokainës përmes avionëve të regjistruar në SHBA. Trafikimi ndërkombëtar i drogave të paligjshme përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, dhe ky hetim dhe kjo ndjekje penale çmontojnë një operacion që planifikoi të trafikonte qindra kilogramë kokainë jashtë Kolumbisë. Ne përshëndesim punën e jashtëzakonshme të partnerëve tanë të zbatimit të ligjit në mbylljen e këtij operacioni dhe sjelljen e narkotrafikantëve para drejtësisë”, deklaroi prokurori amerikan Steinberg.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments