SELANIK: UDHËHEQËSI I “MAFIAS SË PETULLAVE” U DËNUA NGA GJYKATA E APELIT ME 16 VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 1
- 2 min read

Selanik, Greqi | Një burrë 42-vjeçar u dënua me burg me një total prej 16 vitesh.
Ai u dërgua në gjyq para Gjykatës së Apelit Penal me Tre Anëtarë të Selanikut, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që kryente zhvatje për kontrollin e pikave të shitjes së petullave në plazhet në Sithonia, në pjesën e dytë të Halkidikisë.
Gjykata e shpalli fajtor për:
1- Zhvatje të përsëritur.
2- Aktivitet bande.
3- Një sërë kundërvajtjesh (pa i njohur asnjë faktor lehtësues, duke i treguar rrugën për në burg, pasi u vendos që apeli të mos ketë efekt pezullues në ekzekutimin e dënimit penal).
Me të njëjtin vendim, ai u lirua nga dy krime për të cilat akuzohej, konkretisht për:
1- Tentativë vrasjeje të një shitësi ambulant.
2- Trafikim qeniesh njerëzore, që lidheshin me kushtet e punës së shitësve ambulantë të huaj.
11 veta të tjerë u nxorën në gjyq, disa prej të cilëve, u liruan nga akuzat penale dhe disa u dënuan me dënime me burg që ose u shndërruan në gjoba ose u pezulluan në apel.
Hetimi policor mbi aktivitetet e të ashtuquajturës “Mafia e Petullave” filloi pas hetimit të një tentative vrasjeje kundër një shitësi petullash në zonën e Nikitit (për të cilën ai u lirua nga akuzat).
Aktakuza penale me shumë faqe përfshinte akte kriminale të kryera midis muajve maj dhe shtator të vitit 2021.
Shefi i “Mafies së Petullave” ndërsa kërkoi falje, i konsideroi të pavlefshme të gjitha aktet proceduriale penale në ngarkimin e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments