top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MUZEU KOMBËTAR I RIO DE ZHANERIO-s RIHAPET 7 VJET PASI U DOGJ NGA ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 30
  • 1 min read
ree

Rio de Zhanerio, Brazil | Muzeu Kombëtar i Rio de Zhaneiros rihapet pjesërisht për publikun, shtatë vjet pas zjarrit shkatërrues që shkatërroi pjesën më të madhe të trashëgimisë së tij në vitin 2018.


Nga e mërkura, 2 korrik, do të jetë e mundur të vizitohet ekspozita Entre Gigantes, e cila, paraqet simbole që i mbijetuan katastrofës, siç janë meteori Bendegó dhe skeleti i një balene kashaloti.


Rihapja shënon një moment simbolik në rilindjen e njërit prej institucioneve kryesore shkencore të vendit.


Ministri i Arsimit, Kamilo (Camilo) Santana, njoftoi se muzeu është planifikuar të hapet plotësisht në vitin 2027.


Më shumë se 50 milionë euro (330 milionë realë) janë mbledhur tashmë, por nevojiten ende midis 21 dhe 26 milionë (140 dhe 170 milionë realë)”, shpjegoi ai, duke theksuar rolin e fondeve publike dhe partnerëve privatë si Vale, Bradesco dhe organizata Amigos do Museu.


Në bllokun e parë të restauruar, fasada dhe çatia janë rindërtuar, dhe është instaluar një sistem i ri sigurie nga zjarri.


Vizitorët do të jenë gjithashtu në gjendje të shohin një pjesë të punimeve të restaurimit që janë duke u zhvilluar.


Ndërtesa historike e vendosur në kopshtet e Kuinta (Quinta) da Boa Vista ka qenë rezidenca e familjes mbretërore portugeze në Brazil që nga viti 1808.


Pas pavarësisë në vitin 1822, selia e Perandorisë së Brazilit.


Tre vjet pas shpalljes së Republikës, në vitin 1892, pallati u përdor për qëllime shkencore dhe arsimore, duke u bërë më vonë Muze Kombëtar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page