FLORIDË: KA FILLUAR NDËRTIMI I NJË QENDRE NDALIMI PËR TË STREHUAR EMIGRANTË TË PALIGJSHËM | QENDRA DO TË VENDOSET NË MES TË NJË KËNETE TË MBUSHUR ME KROKODILË DHE ME GJARPËRINJ (PITONË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30
- 2 min read

Florida, Amerikë | Ky është projekti më i fundit në Florida.
Që nga e hëna, administrata shtetërore e ShBA-ës ka marrë përsipër që në një pistë uljeje pak të përdorur të krijojë një qendër ndalimi për migrantët.
“Ky ndërtim, i vendosur në zemër të Parkut Kombëtar Everglades, do të lejojë që ai të strehojë më shumë njerëz në procedurat e deportimit”, raportoi gazeta lokale “Miami Herald”.
Qendra e paraburgimit do të hapë dyert javën e parë të korrikut.
“Nuk do të na duhet të ndërtojmë shumë ndërtesa”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, Xheims Uthmeiër (James Uthmeier).
Disa vende të forta për tenda dhe rimorkio, tualete portative dhe gjeneratorë industrialë... Infrastruktura e lehtë, shkurt, do të transportohet me kamion në këtë rajon, i njohur si ligatinat më të mëdha natyrore në vend.
Dhe për një arsye të mirë; qendra do të rrethohet nga zona të mbushura me aligatorë, gjarpërinj dhe mushkonja, duke i dhënë nofkën “Alkatraz për aligatorët”.
“One stop shop për deportim masiv” | Prokurori i Përgjithshëm duket i kënaqur me lajmin.
“Aligator Alcatraz: Vendi i vetëm për zbatimin e programit të deportimit masiv të Presidentit Tramp (Trump)”, tha ai në një postim me humor ironik në rrjetin social virtual Iks (X).
“Njerëzit po dalin, nuk ka shumë për të parë përveç aligatorëve dhe pitonëve. Askund për të shkuar, askund për t'u fshehur”, u mburr ai në videon e tij promovuese.
Znj. Kristi Noem, Sekretare e Sigurisë Kombëtare, duket gjithashtu e kënaqur me këtë punë kosto-efektive dhe inovative, e parë si realizimi i axhendës së imigracionit të presidentit Tramp (Trump).
Ne do t'i zgjerojmë mjediset dhe hapësirën e gjumit vetëm brenda pak ditësh, falë partneritetit tonë me Floridën.
Dhe për një arsye të mirë; brenda pak ditësh, 1000 shtretër të rinj do të vihen në dispozicion në Everglades; deri në 5000 të ndaluar mund të akomodohen atje, sipas entit mediatik “The Washington Post”.
Një Guantanamo i vogël | Por, kjo qendër e ardhshme në Florida - e konsideruar si shteti më i dhunshëm në vend për sa i përket imigracionit të paligjshëm - po kritikohet.
“Nuk e zgjidhni problemin e imigracionit duke i bërë njerëzit të zhduken në tenda të ruajtura nga aligatorë.
E zgjidhni atë me përpunim ligjor, infrastrukturë njerëzore dhe me politika konkrete”, protestoi ish-zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Aleks Hauard (Alex Howard), duke e quajtur projektin një Guantánamo të vogël ku përplasen mizoria dhe teatri politik.
“Në total, pritet të shpenzohen 450 milionë dollarë çdo vit për menaxhimin e qendrës, me mundësinë e kërkimit të rimbursimit nga qeveria federale”, thanë mediat vendore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments