KULIAKAN; SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | POLICIA GJETI 20 KUFOMA; DISA PREJ TË CILAVE PA KOKA; VIKTIMA TË LUFTËS MES BANDAVE KRIMINALE PËR ZOTËRIMIN E TREGUT TË DROGËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30
- 1 min read

Kuliakan (Culiacán), Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Të paktën 20 trupa u gjetën nën një urë në autostradën për në Kuliakan (Culiacán), epiqendra e luftës midis karteleve meksikane të drogës, natën e së dielës dhe të hënës, njoftuan autoritetet lokale, duke specifikuar se disa nga viktimat u gjetën pa kokë dhe se trupat ishin grumbulluar brenda një furgoni të braktisur në anë të rrugës.
Zbulimi i tmerrshëm kulmon në një nga fundjavat më të dhunshme në muajt e fundit sipas mediave vendore, me një total prej 28 viktimash të raportuara në kontekstin e luftës midis fraksioneve të çapitove (chapitos) dhe majove (mayos) që i referohen dy bosëve dikur aleatë, Zhoakuin El Çapo (Joaquin El Chapo) Guzman dhe Ismael Majo (El Mayo) Zambada.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments