ADMINISTRATA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË I NDËRPREU ÇDO PËRFITIM FINANCIAR DEPUTETIT NËN HETIM PENAL SALI BERISHA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 28, 2024
- 1 min read
Në mesin e muajit qershor të këtij viti ai rrezikon të humbasi edhe mandatin e deptetit, për shkak se gjendet i izoluar me masë sigurimi “arrest shtëpie”, prej 30 dhjetorit të vitit 2023, me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) dhe kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar - deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet finaciare (karburanti dhe telefoni) për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023.
Kjo ishte ndalesa e parë financiare që u aplikua nga Kuvendi ndaj deputetit Berisha.
Me një përllogaritje të thjeshtë, ish-Kryeministri nëse nuk arrin të marrë pjesë në seancat e mbetura deri në 11 qershor, ai plotëson kohën e plotë të mungesës në Kuvend, çka do të thotë se për të nis procedura e humbjes së mandatit të deputetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































