A ËSHTË E VËRTETË SE SA MË SHUMË TË DJERSITNI AQ MË SHUMË HUMBISNI PESHË?
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 18, 2023
- 2 min read
Updated: May 22, 2023

Nga znj. Silvia Miliako (Silvia Migliaccio), Specialiste në Endokrinologjinë dhe Ushqimin e Njeriut, Presidente e Shoqatës Italiane të Shkencave Ushqimore. Tiranë, Shqipëri | Agjencia Telegrafike Vox (Voks) | Pothuajse një i rritur europian në dy, ose 46% e të rriturve europianë janë mbipeshë ose obezë. Problemi prek edhe të vegjëlit: 26% e të miturve nga 3 deri në 17 vjeç, në fakt kanë probleme me peshën. Mund të ketë shumë shkaqe të mbipeshës, duke përfshirë tendencën për të bërë një jetë sedentare. Në këto raste aktiviteti fizik mund të ndihmojë për të luftuar ose reduktuar peshën e tepërt. Për sa i përket humbjes së peshës, është e përhapur ideja se sa më shumë djersitni, aq më shumë humbisni peshë. Por a është e vërtetë kjo bindje? Djersitja nuk do të thotë humbje peshe, humbja e lëngjeve në fakt nuk korrespondon me uljen e yndyrës në trup. Kur një person djersitet shumë për shkak se është duke ushtruar shumë, ai po arrin pragun aerobik, i cili djeg dhjamin. Djersitja intensive mund të jetë sinjali se ai person është duke bërë një lloj aktiviteti që mund të përfshijë një shpenzim të tillë energjie që t'a lejojë atë të humbi peshë, kur aktiviteti nuk kryhet herë pas here, por vazhdimisht. Në përgjithësi, ne flasim për humbje peshe vetëm kur humbet indi dhjamor, ose masa dhjamore. Prandaj, nëse një person që bën një jetë sedentare papritmas vendos të bëjë aktivitet fizik, për shembull fillon të vrapojë apo edhe të ecë me një ritëm të shpejtë çdo ditë, mund të ndodhë që ai person të mbajë të njëjtën peshë trupore, por në fakt të ketë humbur peshë. Kjo ndodh sepse me aktivitetin fizik marrim një ndryshim në përbërjen e trupit. Në fakt, për të njëjtën peshë, kur muskujt rriten, indi dhjamor zvogëlohet. Pra, një person mund të ketë të njëjtën peshë trupore, por të ketë humbur peshë pikërisht sepse ka humbur yndyrë. Indi dhjamor shndërrohet në muskul, sepse ka një plasticitet të caktuar të disa indeve, prandaj një muskul mund të rritet në dëm të indit dhjamor nëse bëni aktivitet fizik dhe anasjelltas. Prandaj, djersitja e madhe nuk është e barabartë me humbje peshe, pasi humbja e lëngjeve nuk do të thotë ulje e yndyrës në trup. Rrjedhimisht, mund të flasim për humbje peshe vetëm në rast të uljes së masës dhjamore.

___.png)















Comments