top of page
E BARDHË SHIRIT.png

8 DHJETOR 1991 | DITA KUR ISH-BASHKIMI SOVJEKTIK PUSHOI SË EKZISTUARI; U NËNSHKRUAN MARRËVESHJET E BELOVEJZËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Dita kur ish-Bashkimi Sovjektik pushoi së ekzistuari.


Si sot, në këtë ditë, më 8 dhjetor 1991, 34 vjet më parë, udhëheqësit e Ukrainës, Bjellorusisë dhe Rusisë nënshkruan Marrëveshjet e Belovejzës, duke deklaruar se Bashkimi Sovjetik praktikisht kishte pushuar së ekzistuari.


U krijua Bashkësia e Shteteve të Pavarura (CIS).


Marrëveshja shënoi një moment vendimtar në shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjektik, i cili, ishte dobësuar nga trazirat politike, kriza ekonomike dhe kërkesat në rritje për sovranitet kombëtar në të gjitha republikat e tij.


Disa javë më vonë, më 26 dhjetor, parlamenti sovjetik konfirmoi zyrtarisht fundin e tij, duke i dhënë fund 69 viteve të sundimit sovjetik.


Sot, Rusia po përpiqet të shkatërrojë shtetësinë ukrainase dhe kombin ukrainas në një përpjekje për të zhbërë atë që u vendos në Marrëveshjet e Belovejzës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page