INDI | KRYEMINISTRI NARENDRA MODI DHE PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN PO DISKUTOJNË PËR TREGTINË DHE PËR PAQEN NË SAMITIN E DEHLIT TË RI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 4 min read

Dehli i Ri, Indi | Kryeministri Narendra Modi dhe Presidenti Vladimir Putin filluan bisedimet e samitit në Dehlin e Ri (New Delhi) - të premten.
Mikpritësi shtoi tapet të kuq për udhëheqësin rus.
Kryeministri Modi i tha atij se India mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Presidenti Putini është në vizitën e tij të parë në Indi në katër vjet, me qëllim rritjen e tregtisë me blerësin kryesor të armëve dhe naftës detare të Rusisë, ndërsa sanksionet perëndimore shtrydhin lidhjet e tyre dekada të vjetra.
Vizita vjen në një kohë kur Delhi i Ri është i angazhuar në bisedime me Uashingtonin në për një marrëveshje tregtare për të ulur tarifat ndëshkuese të vendosura nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për mallrat e tij për shkak të blerjeve të naftës ruse nga India.
Moska ka qenë furnizuesi kryesor i armëve të Indisë për dekada të tëra dhe ka thënë se dëshiron të importojë më shumë mallra indiane në një përpjekje për të rritur tregtinë në 100 miliardë dollarë deri në vitin 2030, që deri më tani ka qenë e anuar në favor të saj për shkak të importeve të energjisë nga Delhi i Ri.
Që kur vendet evropiane e ulën varësinë e tyre nga energjia ruse pasi Rusia pushtoi Ukrainën gati katër vjet më parë, India rriti blerjet e saj të naftës së papërpunuar ruse me zbritje, vetëm për t'i ulur ato nën presionin e tarifave dhe sanksioneve të ShBA-ës këtë vit.
“India nuk është neutrale, India ka një qëndrim dhe ky qëndrim është për paqen”, i tha Kryeministri Modi Presidentit Putinit ndërsa hapën bisedimet.
“Ne mbështesim çdo përpjekje për paqe dhe qëndrojmë krah për krah me çdo iniciativë të ndërmarrë për paqen”, tha Kryeminsitri Modi.
Ndërsa Presidenti Putin falënderoi Kryeministrin Modin për vëmendjen dhe përpjekjet e tij që synojnë zgjidhjen e konfliktit.
“Ne patëm mundësinë - dhe ju ma dhatë këtë mundësi - të flasim në detaje rreth asaj që po ndodh në rrugën ukrainase dhe rreth hapave që po ndërmarrim së bashku me disa partnerë të tjerë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, drejt një zgjidhjeje të mundshme paqësore të kësaj krize”, tha Presidenti Putin.
“Ndërsa vendet dhe ekonomitë tona rriten, mundësitë për bashkëpunim zgjerohen”, tha Presidenti Putin.
“Po shfaqen fusha të reja, teknologji të larta, punë e përbashkët në aviacion, hapësirë dhe inteligjencë artificiale.
Ne kemi një marrëdhënie shumë të besueshme në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik dhe synojmë të ecim përpara në të gjitha këto fusha”, tha ai.
Presidenti Putin zbarkoi në Delhin e Ri të enjten, ku u prit ngrohtësisht nga Kryeministri Modi, i cili, e përqafoi në pistën e aeroportit.
Të dy udhëtuan më pas së bashku në të njëjtin automjet për një darkë private të organizuar nga Kryeministri Modi.
Të premten, Presidentit Putin iu bë një pritje ceremoniale në oborrin e Rashtrapati Bhavan, pallatit presidencial të epokës koloniale, me një përshëndetje me 21 topa ndërsa karvani i tij hyri në të.
Të dyja palët pritet të njoftojnë një sërë marrëveshjesh në fund të bisedimeve zyrtare.
“Firmat indiane pritet të nënshkruajnë një marrëveshje me grupin Uralchem, prodhuesin kryesor të potasë dhe nitratit të amonit në Rusi, për të ngritur së bashku një fabrikë ureje në Rusi”.
Kjo e thënë sipas raportimeve të agjencisë kandeze të lajmeve Rojtërs (Reuters).
“Huadhënësit rusë Gazprombank (Gzpri.Mm) dhe Alfa Bank kanë kërkuar gjithashtu miratim për të filluar operimin në Indi për të ndihmuar Moskën të rrisë tregtinë e saj me Indinë”, raportoi agjencia e lajmeve në fjalë.
Kryeministri Modi dhe Presidentët Putin pritet gjithashtu të diskutojnë tema duke përfshirë punën dhe energjinë bërthamore civile.
Një delegacion i madh biznesi dhe qeveritar e ka shoqëruar Presidentin Putin gjatë vizitës, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov, i cili, zhvilloi bisedime me homologun e tij indian Rajnath Singh - të enjten.
“Ministri rus i Mbrojtjes Belousov deklaroi se industria ruse e mbrojtjes është e gatshme të mbështesë Indinë drejt bërjes së saj të pavarur në fushën e prodhimit të mbrojtjes”, tha Ministria e Mbrojtjes e Indisë pas bisedimeve.
Në një intervistë me entin mediatik “India Today” që u transmetua vonë të enjten, Presidenti Putin sfidoi presionin e ShBA-ës mbi Indinë për të mos blerë karburant rus kur ShBA-ës mund të blejnë karburant bërthamor rus.
“Nëse ShBA-ës kanë të drejtë të blejnë karburantin tonë, pse të mos ketë të njëjtin privilegj edhe India?
Kjo çështje meriton një shqyrtim të plotë dhe ne jemi të gatshëm ta diskutojmë atë, përfshirë edhe me Presidentin Tramp (Trump)”, tha Presidenti Putin.
Ai tha gjithashtu se, ndërsa pati një rënie të vogël në tregtinë Indi-Rusi gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, tregtia e energjisë po ecte pa probleme.
India ka thënë se tarifat e Presidentit Tramp (Trump) janë të pajustifikuara dhe të paarsyeshme dhe ka vënë në dukje tregtinë e vazhdueshme të ShBA-ës me Moskën.
India i ka rezistuar dënimit të Rusisë për luftën dhe ka bërë thirrje për paqe përmes dialogut dhe diplomacisë, ndërsa ka thënë se lidhjet e saj me Moskën po shënjestrohen padrejtësisht nga vendet perëndimore, të cilat, sipas saj, vazhdojnë të bëjnë biznes me Moskën kur kjo është në interesin e tyre.
“India përballet me një dilemë; duke ndërmarrë hapa për të forcuar lidhjet me Moskën ose Uashingtonin, Delhi i Ri rrezikon të përkeqësojë lidhjet me palën tjetër”, shkroi këtë javë në revistën “Foreign Policy”, Majkll (Michael) Kugelman, bashkëpunëtor i lartë në grupin e ekspertëve të Këshillit Atlantik të Uashingtonit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments