31 DHJETOR 870: SAKSONËT MUNDËN VIKINGËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 31, 2023
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | 31 dhjetor 870: Beteja e Ingllfilldit (Englefield) u zhvillua në Bërkshaiër (Berkshire), ku forcat saksone të udhëhequra nga Ealdorman Æthelwulf, luftuan kundër pushtuesve vikingë.
Saksonët i zmbrapsën me sukses vikingët, duke u shkaktuar viktima të konsiderueshme, dhe duke i detyruar ata të tërhiqen në Riding (Reading).
Fitorja në Ingllfilld (Englefield), ishte një triumf momental për saksonët, në mes të luftës më të gjerë të Epokës Vikinge.
Sidoqoftë, Ingllfilldi (Englefield) u pasua shpejt nga disa beteja të tjera, duke përfshirë Betejën e Ridingut (Reading), ku vikingët u kthyen dhe mundën saksonët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments