top of page
E BARDHË SHIRIT.png

30 DHJETOR 1922 | SI LINDI DHE SI U SHUA KUÇEDRA E KUQE E QUAJTUR BASHKIMI SOVJETIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 1, 2024
  • 3 min read

Moskë, Federata Ruse | Pas luftës civile ruse, që filloi në muajin shkurt, të vitit 1917, mbi hirin e asaj që ishte perandoria e vjetër e Carëve, më 30 dhjetor 1922, u formua Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), i njohur më mirë si Bashkimi Sovjetik, shteti komunist i Euroazisë Veri-Qendrore (Soyuz Sovetskich Socialističeskich Respublik).

Shteti i ri arriti në vitin 1991, një shtrirje territoriale prej 22402200 kilometrash katrorë, rreth një e gjashta e masës tokësore të planetit, dhe shtrihej në njëmbëdhjetë zona kohore.

Popullsia vlerësohej në mbi 293 milionë banorë, e karakterizuar nga afërsisht 100 grupe të ndryshme etnike kombëtare.

Embrioni i parë lindi pas revolucionit bolshevik, nën udhëheqjen e Vladimir Leninit, fillimisht si një bashkim i Ukrainës, Bjellorusisë, dhe Federatës Transkaukaziane (Armenisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit).

Bashkimi parashikonte, në kuadër të republikave të federuara, ekzistencën e republikave autonome, rajoneve autonome, dhe rretheve autonome, konstituimi i të cilave, rridhte nga arsye etnike dhe gjuhësore.

Organizimi i sistemit arsimor kontribuoi në formimin e shkencëtarëve të mëdhenj, nga të cilët 16 fituan çmimin Nobel.

Ishte kombi i parë në botë, që e bazoi ekonominë e tij në parimet e komunizmit, ku shteti zotëronte të gjitha mjetet e prodhimit, dhe bujqësia u kolektivizua.

Filloi një proces industrializimi, nën kontrollin e shtetit, me një ekonomi të planifikuar, gjithmonë të drejtuar nga shteti.

Këto transformime bënë të mundur rritjen e fortë në sektor, por çuan në vendosjen e një regjimi të ashpër shtypës, kundër çdo forme mospajtimi, i cili, u shua nëpërmjet përdorimit të spastrimeve në shkallë të gjerë.

BRSS drejtohej nga një Sovjet Suprem, nën kontrollin e Partisë Komuniste, sekretari i së cilës, ushtronte monopolin mbi pushtetin politik.

Pas Leninit, me kalimin e viteve erdhën në pushtet: Stalini (1922-1953), Georgij Malenkov (6 mars 1953-14 mars 1953), Nikita Hrushovi (1953-1964), Leonid Brezhnevi (1964-1982), Yurij Andropov (1984- 1985), Mikhail Gorbaçovi (Gorbachev) (1985-1991).

Në vitin 1939 BRSS nënshkroi një pakt mossulmimi me Gjermaninë naziste. Kjo çoi në mënyrë të pashmangshme në një përmbysje të aleancave.

Kjo u pasua nga vitet e të ashtuquajturës Luftë e Ftohtë, e cila, nga viti 1945 deri në 1991 me faza të alternuara të konfliktit dhe të tensionit, pa kontrastin midis vendeve të bllokut sovjetik, Evropës Lindore, dhe vendeve properëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Me emërimin e Mikhail S. Gorbaçov (Gorbachev) si sekretar partie (1985-1991), nisën reformat që synonin liberalizimin dhe demokratizimin e regjimit.

Ndërkohë që nga njëra anë këto reforma nisën një fazë të re detentimi, në marrëdhëniet me vendet e bllokut perëndimor, është e vërtetë se ato çuan në shembjen e sistemit sovjetik, në rënien e të cilit, kontribuoi edhe rënia e regjimeve komuniste në Evropën Qendrore dhe Lindore (1989-1991).

Bashkimi Sovjetik u shpërbë në dhjetor 1991.

Në kohët e fundit, para shpërbërjes, ai përbëhej nga 15 Republika Socialiste Sovjetike, nga të cilat, më e madhja për sa i përket sipërfaqes, ekonomisë, popullsisë, dhe gjithashtu më e rëndësishmja në nivel politik, ishte Republika Socialiste Sovjetike Ruse, Rusia e sotme.

Sipas një studimi të popullsisë të vitit 2020, të kryer nga një institut i pavarur, tre nga katër rusë mendojnë se epoka sovjetike ishte periudha më e mirë në historinë e vendit të tyre, dhe vetëm 18% janë të mendimit të kundërt.

Vetëm 28% do të donin të ktheheshin në rrugën e ndjekur nga BRSS.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page