26 PROKURORË TË RINJ U BETUAN NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot ceremoninë e betimit për 26 prokurorët e rinj që do të bëhen pjesë e sistemit të Drejtësisë Penale.
Kryeprokurori Olsian Çela u kërkon përkushtim dhe entuziazëm jo vetëm për të kryer procedurat sipas ligjit, por edhe për t'i shërbyer qytetarëve.
Në ceremoni morën pjesë anëtart e KLP-së, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurorisë dhe organizmave të tjerë.
Të 26 prokurorët e rinj firmosën betimin në ceremoni dhe iu dorëzua certifikata nga përfaqësues të institucionit.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kryeprokurori Olsian Çela.
“Të bësh prokurorin, s’është thjeshtë vetëm që të zbatosh kodin procedurial, por të jeni si pjesë e një familje të madhe dhe të punoni për qytetarët dhe publikun.
Të jeni pjesë e një familjeje të madhe. Prokuroria po kalon moment të vështirë, ka mbingarkesë dhe do e ndjeni në shpatullat tuaja dhe do përballeni me vështirësi.
Por besoj se me entuziazmin që keni dhe mbështetjen e kolegëve, Prokurorisë dhe KLP-së, do kryeni me sukses dhe profesionalizëm detyrën tuaj.
Ndaj duke mos u zgjatur më dua t’ju uroj suksese në punën dhe detyrën tuaj profesionale”, tha Kryeprokurori Çela.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments