top of page
E BARDHË SHIRIT.png

25 VJET NGA NISJA E SULMEVE TË NATO-s NË OBJEKTIVAT USHTARAKE TË SERBISË | OSMANI: DITA E SHPRESËS SË MADHE PËR KOSOVËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24, 2024
  • 2 min read
ree

Prishtinë, Kosovë | Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshkruar 24 marsin e vitit 1999 si ditë të shpresës së madhe për Kosovën, teksa ka rikujtuar nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi objektivat policore e ushtarake në ish-Jugosllavi.

 

Njëzet e katër marsi ishte vërtet ditë e shpresës së madhe, sepse për herë të parë, aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocodal i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviç, dhe së bashku me shumë e shumë shtete të tjera partnere arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë.

 

Ajo i ka bërë këto deklarata pasi ka kryer homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, i cili, gjendet te Sheshi Nëna Terezë, në Prishtinë.

 

Të pranishëm ishin edhe ambasadorë të vendeve perëndimore në Kosovë.

 

Presidentja Osmani e ka falënderuar secilin ushtar të NATO-s që, siç ka thënë ajo, e kanë rrezikuar jetën e tyre në mënyrë që ta shpëtojnë tonën.

 

Dua t’i falënderoj të gjithë udhëheqësit e botës demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës, por na dolën zot, na erdhën në shpëtim dhe edhe sot qëndrojnë pranë nesh, përderisa punojmë bashkërisht që Kosova e sotme të jetë Kosovë që do t’i bëjë, jo vetëm qytetarët, por edhe miqtë e saj, që të mburren me sukseset në zhvillimin e demokracisë.

 

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja ka nisur sulmet në objektivat ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

 

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila, parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

 

Marrëveshja është pasuar nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Kjo Rezolutë, ka qenë kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, e cila administronte fazën transitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

 

Më 12 qershor 1999 ka nisur vendosja e rreth 50000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30000 ishin nga vendet e NATO-s.

 

KFOR-i është i pranishëm edhe sot dhe kujdeset për sigurinë e Kosovës.

 

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

 

Mbi 1600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur - pjesa më e madhe e tyre shqiptarë/e.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page