200 ARRESTIME NË KONGRESIN AMERIKAN PËR PROTESTA KUNDËR KRYEMINISTRIT NETANJAHUT | DHJETRA DEPUTETË DHE SENATORË TË MAJTË (DEMOKRATË) BOJKOTOJNË KRYEMINISTRIN IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 24, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | “Rreth 200 veta u arrestuan për demonstrim brenda ndërtesës së Cannon House. Demonstrimi brenda godinave të Kongresit është i paligjshëm”, u njoftua nga Policia e Kapitolit.
Protestat kundër kryeministrit Netanjahut u zhvilluan gjithashtu edhe para hotelit ku ai po qëndron, në Uotërgeit (Watergate), ku ka një dislokim masiv policie, me rrugë të bllokuara, drone dhe anije patrullimi në Lumin Potomak (Potomac).
Aktivistët, rreth njëqind, patrulluan zonën me slogane kundër gjenocidit, kundër kryeministrit Netanjahut dhe në favor të Palestinës së lirë, përpara një kordoni oficerësh.
Më shumë mitingje janë planifikuar për sot.
Dhjetra deputetë dhe senatorë demokratë bojkotojnë kryeministrinNetanjahun: Dhjetra demokratë do të bojkotojnë fjalimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Kongres, ndoshta shumë më tepër se 58 që e shmangën atë nëntë vjet më parë, kur z. Bërek (Barack) Obama ishte president në Shtëpinë e Bardhë.
Ndër ata që do të kalojnë fjalimin e pritshëm janë kongresmenja Aleksandria Okasio Kortez (Alexandria Ocasio-Cortez) e cila e quajti kryeministrin Netanjahu një kriminel lufte, por edhe senatori Dik Darbin (Dick Durbin), i cili denoncoi strategjinë brutale të mbrojtjes së Izraelit.
Gjithashtu nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit Kari Bush (Cori Bush) dhe Jan Shakousti (Schakowskty), si dhe Senatorët Kris (Chris) Van Hollen dhe Berni Sendërs (Bernie Sanders).
“Unë pajtohem me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe komisionin e pavarur të OKB-së se Benjamin Netanjahu dhe Jahja Sinuar (Yahya Sinwar) janë kriminelë lufte”, tha senatori Sendërs (Sanders).
Gjithashtu mungonin senatori Xhef Merkli (Jeff Merkley) dhe përfaqësuesi Xheims Kllaibërn (James Clyburn).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments