2 EURO PËR TË NDARË ME THIKË NJË PANINE PËRGJYSËM | ÇMENDEN ÇMIMET NË ITALI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 16, 2023
- 2 min read

Romë, Itali | Nga 2 euro për të ndarë me thikë një tost në dy gjysma, 60 euro për 2 kafe dhe 2 shishe ujë: kjo është vera e çmendur e vitit 2023 në Itali.
Vera e rritjes së çmimeve është gjithnjë e më e nxehtë, dhe çmimet për një darkë apo një kafe të thjeshtë, janë shumë të larta, dhe nganjëherë kufizohen me absurditetin.
Benzine 2.70 euro ne autostradë.
Benzina shitet me një çmim rekord për 15 gusht në autostradën A8, Varese-Milano: shifra është në fakt 2,722 euro për litër.
Assoutenti denoncoi çmimin rekord të distributorit, duke sinjalizuar një rritje çmimi prej më shumë se 70 cent, krahasuar me çmimin aktual të tregut.
Në lidhje me këtë, z. Furio Truzzi, kryetar i shoqatës tha: “Ne duam të kuptojmë se si është e mundur të shesësh një litër benzinë në modalitetin e vetë-shërbimit me 2,722 euro për liter, dhe cilat janë arsyet e një çmimi kaq astronomik, shumë mbi mesataren e pikave të karburantit në zonë. Që një makinë e mesme të mbushet, do të thotë të shpenzosh 136.1 euro të mira, një ikje mbi të cilën do të duhet të ndriçojë policia financiare, duke pasur parasysh që sot çmimi mesatar i benzinës në modalitetin e vetë-shërbimit që shitet në autostradë është me 2.017 euro për liter.”
Duke bërë një llogaritje të shkurtër, distributori aplikoi një çmim 35% më të lartë se mesatarja e autostradës.
Tosti u nda në gjysmë.
Ajo që ndodhi në një lokal në Gera Lario, një qytet me një mijë banorë në liqenin e Komos, shkaktoi shumë diskutime.
Në fund të qershorit 2023, menaxheri lëshoi një faturë me një formulim tronditës.
Pronari i kërkoi klientit 2 euro për të prerë me thikë një tost në gjysmë. Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që çmimet e lokaleve dhe restoranteve në liqenin e Komos kanë ngjallur polemika, me këtë rast nuk është aq kostoja e produkteve që po bën diskutim, por një shërbim që është i vështirë për t'u paguar.
Pjata me patate të skuqura kushtonte 7.50 euro, klientit iu kërkua 26% e kostos së pjatës, për të zhytur një teh dhe për të ndarë sanduiçin.
Darka në kioskë me 845 euro.
Një episod tjetër ka të bëjë me një darkë në një kioskë në Maranello, ku fatura ishte 845 euro. Gjithsej ishin trembëdhjetë të rritur, dhe njëmbëdhjetë fëmijë: një darkues tha se përveç njokut (lloj makarone), kishte disa pjata, por jo të pasura, për sa i përket pijeve, shishe me ujë dhe disa birra, dhe fatura vetëm për pijet kapin vlerën e 130 eurove.
Kafe dhe aperitiv i shijshëm.
Në Porto Kervo (Porto Cervo), nga ana tjetër, një çift turistësh romanësh kanë paguar 60 euro, për dy kafe dhe dy shishe me ujë.
Klientët thanë se ishin të shokuar kur panë vlerën e stampuar në faturë. Drejtuesit e biznesit janë justifikuar duke thënë se nuk ishte një kafe e thjeshtë, por një eksperiencë.
Një rast tjetër ndodhi në Verona, ku karikaturisti Davide Charlie Ceccon pagoi plot 64 euro për një aperitiv për dy veta, dhe një biletë parkimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments