1930: U ZBULUA SISTEMI 4 MIJË VJEÇAR I KULLIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 1, 2023
- 1 min read

Irak | Në vitin 1930, një zbulim i dukshëm u bë nga arkeologu britanik Leonard Ullei (Leonard Woolley), dhe gruaja e tij Kethrinë (Catherine), në qytetin Ur të Mesopotamisë. Ndër zbulimet e tyre ishin tuba qeramike, të përdorura si një sistem i sofistikuar, për menaxhimin e ujërave të zeza, dhe ato të shiut. Ky rrjet i jashtëzakonshëm njihet shpesh si një nga sistemet më të hershme të kullimit në histori, me origjinë para vitit 4000 para Krishtit. Në një moment që do të bëhej ikonik, çifti qëndroi pikërisht në vendndodhjen e këtij zbulimi të jashtëzakonshëm arkeologjik. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments