13 SHKURT 1633: GALILEO GALILEI MBËRRITI NË ROMË PËR GJYKIMIN E TIJ NGA INKUIZICIONI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 13, 2024
- 1 min read
Romë, Itali | 13 shkurt 1633: Galileo Galilei mbërriti në Romë për gjykimin e tij nga Inkuizicioni, për shkak të mbështetjes së tij ndaj heliocentrizmit, i cili, binte ndesh me doktrinën e Kishës.
Ai u akuzua për herezi për mbrojtjen e sistemit të Kopernikut, që vendosi Diellin në qendër të universit, jo Tokën.
Galileo u gjet “fort i dyshuar për herezi”, u detyrua të tërhiqej, dhe më pas e kaloi jetën në arrest shtëpiak.
Vetëm në vitin 1992 Papa Gjon Pali II e pranoi zyrtarisht gabimin e Kishës në dënimin e Galileos.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments