top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) U LARGUA NGA SAMITI I NATO-s ME NJË AEROPLAN USHTARAK TË FSHEHTË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 11
1 min read

Uashington, Amerikë | Pavarësisht deklaratave publike, presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) bëri një fluturim të fshehtë ushtarak nga Turqia gjatë kthimit nga samiti i NATO-s në muajin korrik, për shkak të një kërcënimi iranian për vrasje.


Shtëpia e Bardhë raportoi se presidenti amerikan ishte në bordin e “Forcës Ajrore Nr. 1” (Air Force One), por në realitet, nisja ishte një hile.


Sipas entit mediatik vendor “Washington Post”, presidenti Tramp (Trump) u transferua fshehurazi në një aeroplan më të vogël - një C-32A të Forcave Ajrore të ShBA-ës, sipas një zyrtari amerikan dhe materialit konfirmues të parë nga WP.


Misioni klandestin, i cili më parë nuk ishte raportuar, u krye pa dijeninë e gazetarëve dhe disa anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë, të cilët besonin se ishin në të njëjtin aeroplan me presidentin Tramp (Trump).


Një zëdhënës i Shërbimit Sekret nuk iu përgjigj një kërkese për koment.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page