KOLUMBI | SHKOI NË MBI 130 NUMRI I TË VDEKURVE NGA TËRMETI 7.4 BALLË; I TË PLAGOSURVE NË MË SHUMË SE 570.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Bogotë, Kolumbi | Numri i të vdekurve nga tërmeti 7.4 ballë që goditi Kolumbinë shkoi në të paktën 132; i të plagosurve në më shumë se 570.
Pesë nga 32 kryeqytetet e departamenteve mbeten nën alarm të kuq: Pereira, Kali, Kuibdo, Manizales dhe Armenia.
Pereira është qyteti më i goditur me 60 vdekje, i ndjekur nga Kali me 15, Kuibdo me tetë dhe Manizales me katër.
Numri i viktimave, ende i përkohshëm, pritet të përditësohet ndërsa hetimet vazhdojnë.
Tetëdhjetë e gjashtë ndërtesa janë shembur dhe shtatë aeroporte kanë pezulluar operacionet.
Në Kali, një nga qytetet më të goditura, kryetari i bashkisë ka shpallur shtetrrethim dhe ka njoftuar militarizimin e qytetit për të siguruar sigurinë dhe menaxhimin e emergjencave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments