JEMEN | NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMET E REBELVE HUTHI NË DETIN E KUQ SHKOI NË 6.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 hours ago
- 1 min read
Aden, Jemen | Roja bregdetare e Jemenit ka raportuar gjashtë vdekje në sulmet që u atribuohen rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani në një anije tregtare pranë Ngushticës Bab el-Mandeb, në brigjet jugore të vendit.
Këto sulme i shtohen një serie sulmesh vdekjeprurëse ndaj trafikut detar në hyrje të Detit të Kuq, të cilat filluan pasi rebelët Huthi njoftuan një bllokadë detare kundër Arabisë Saudite muajin e kaluar.
“Breshëria e parë e të shtënave të drejtuara drejt anijes shkaktoi zjarr në bord dhe dëme të shumta, si dhe shkaktoi vdekje dhe lëndime në mesin e ekuipazhit, përfshirë tre shtetas pakistanezë dhe një shtetas indonezian të cilët u vranë”.
Kështu kumtoi Roja Bregdetare në një deklaratë.
Një sulm i dytë goditi anijen ndërsa ekipet e shpëtimit po kryenin operacionin e evakuimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments