top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: RUSIA E MËSHIRSHME NA LËSHOI TRE VALË RAKETASH BALISTIKE MBI KIEV; 2 TË VDEKUR + 34 TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | “Tre valë raketash balistike janë lëshuar kundër Kievit nga rusët e mëshirshëm që nga mbrëmë. U përdorën 21 raketa. Fatkeqësisht, shumë vende në të gjithë qytetin u goditën dhe u dëmtuan, madje edhe një manastir”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski në një postim në rrjetet shoqërore virtuale, duke tallur shprehjen e përdorur nga i dërguari i ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff) për të përshkruar presidentin Vladimir Putin. “Pothuajse menjëherë pas një rau
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E TREGTISË: NDALIMI I “DEEP SEEK” NGA UASHINGTONI SHKEL MARRËVESHJEN PRESIDENCIALE DYPALËSHE.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Pekini akuzon Uashingtonin për shkelje të konsensusit të arritur nga presidentët Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe Danlld Tramp (Donald Trump) duke ndaluar përdorimin e inteligjencës artificiale ‘DeepSeek’ në sistemet kompjuterike të agjencive federale civile”. Kështu kumtoi Ministria e Tregtisë, duke i bërë thirrje Uashingtonit të heqë masat diskriminuese kundër kompanive kineze të teknologjisë dhe duke paralajmëruar se Pekini do të marrë ma
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZV.KRYEMINISTRI ALEKSANDËR (ALEXANDER) NOVAK: NISET PËR NË SHBA-ës CISTERNA E PARË ME NAFTË RUSE.
Moskë, Federata Ruse | “Cisterna e parë që transporton naftë me destinacion ShBA-ës do të niset nga Rusia nesër (për sot, red)”. Kështu tha zv.kryeministri Aleksandër (Alexander) Novak, pas heqjes së sanksioneve për gjashtë muaj nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) pas një bisede telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin. Cisterna ka një kapacitet prej 40000 tonësh. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com |
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: LIROVA NGA BURGU SHTETASIN AMERIKAN STEFN HABARD (STEPHEN HUBBARD).
Moskë, Federata Ruse | “Presidenti rus Vladimir Putin e informoi të dërguarin e ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff) se shtetasi amerikan Stefn Habard (Stephen Hubbard), i cili mbahej në Rusi, është liruar”. Kështu raportuan agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. “Habardi (Hubbard) është në Aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut në pritje të riatdhesimit”, - tha presidenti Putin. Lirimi i tij ishte kërkuar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump). Nga z. Erton Duka. © Copyrigh
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): MUND TË JEMI MË AFËR SE KURRË PËRFUNDIMIT TË LUFTËS NË UKRAINË.
Uashington, Amerikë | “Po i afrohemi zgjidhjes së luftës midis Rusisë dhe Ukrainës; ndoshta kjo është më afër që kemi arritur deri më tani”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: BËJ THIRRJE PËR TAKIM TREPALËSH SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
Kiev, Ukrainë | “Ukraina mbështet zhvillimin e bisedimeve të shpejta trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski, pas takimeve të ndara midis një të dërguari amerikan dhe homologut të tij rus. “Mësuam se Rusia … Pala amerikane është në favor të një takimi trepalësh midis ekipeve tona. Pala amerikane propozon që ky takim të organizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi në favor të tij”, - tha presidenti Zelesnki. Nga z. Erton Du
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | UDHËHEQËSJA E SUBJEKTIT POLITIK “ALTERNATIVA PËR GJERMANINË” ALIS VAJDEL (ALICE WEIDEL): SHENGENI NUK FUNKSIONON; DËBONI EMIGRANTËT.
Strasburg, Francë | “Mbrojtja e kufijve është prerogativë e shteteve sovrane. Nëse Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të mbrojë kufijtë tanë të jashtëm, atëherë u takon shteteve sovrane të mbrojnë kufijtë e tyre kombëtarë. Nëse Marrëveshja e Shengenit nuk funksionon më, ne duhet ta lëmë atë dhe të mbrojmë kufijtë tanë”. Kështu tha udhëheqësja e subjektit politik “Alternativa për Gjermaninë”, Alis Vajdel (Alice Weidel), në një konferencë për shtyp në Parlamentin Evropian n
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | BURSA E JORKUT TË RI: ÇMIMI I NAFTËS RA ME 0.59%; SHKOI NË 97.23 $ PËR FUÇI.
Uashington, Amerikë | Nafta ra në Bursën e Jorkut të Ri me 0.59%, duke shkuar në 97.23 dollarë ($) për fuçi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: JEMI GATI TË NGRIJMË VIJËN E FRONTIT ME RUSINË.
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski ka deklaruar se Ukraina është gati të ngrijë konfliktin përgjatë vijës aktuale të frontit dhe të fillojë negociatat diplomatike si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës me Rusinë. Në një intervistë me entin mediatik amerikan Faks Njuz (Fox News), presidenti Zelenski deklaroi se Kievi më pas synon të kërkojë garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike V
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | KREMLINI: JEMI GATI TË RIFILLOJMË BISEDIMET TREPALËSHE NË MESIN E MUAJIT NËNTOR.
Moskë, Federata Ruse | Kremlini tha se është gati të rifillojë negociatat trepalëshe me Ukrainën dhe me ShBA-ës në mesin e muajit nëntor. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KOMENT NGA SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË GJENERALLEJTËNANT ARBEN KINGJI.
Tiranë, Shqipëri | “Forca Ajrore përcolli për herë të parë kontingjentin e saj për të shërbyer në misionin e KFOR-it në Kosovë. Një përgjegjësi e rëndësishme dhe një tjetër dëshmi e angazhimit të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura në Aleancë. Mision të mbarë dhe shërbim të suksesshëm në çdo detyrë”. Kështu kumtoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në një shënim në rrjetin shoqëror virtual “Fa
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI VATË; KAÇANIK | GENTRIT DULLOVI U ARRESTUA.
Fshati Vatë, Kaçanik, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Gentrit Dullovi, me moshë 21 vjeç. Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Një sasi jo e vogël lënde narkotike. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautor
Agjencia Telegrafike Vox
PRISHTINË | SHQIPDON PLLANA U ARRESTUA.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Shqipdon Pllana. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. 2- “Keqpërdorim i besimit”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konside
Agjencia Telegrafike Vox
VLORË | SHKËLQIM MALAJ DHE ERVIN SKOROVOTI U ARRESTUAN; VENDOSJE LËNDE PLASËSE NË AUTOMJETIN E IGLI BIMAJT.
Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Shkëlqim Malaj, me moshë 41 vjeç. 2- Z. Ervin Skorovoti, me moshë 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata konsiderohen të përfshirë në vendosje lënde plasëse ndaj automjetit të: 1- Z. Igli Bimaj, me moshë 29 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shushicë, në fshatin Llakatund, në datën 19 tetor 2026. Njoftim | Vlorë.
Agjencia Telegrafike Vox
GREQI | PROTESTË MBARËKOMBËTARE PËR RRITJE TË FONDEVE PËR ARSIMIN + STREHIMIN.
Athinë, Greqi | Dhjetëra mijëra mësues, studentë universiteti dhe nxënës kanë nisur një grevë mbarëkombëtare dhe protesta masive në të gjithë Greqinë për të kërkuar rritje të fondeve për arsimin, punësime të menjëhershme për të plotësuar vendet e lira të punës dhe infrastrukturë më të sigurt shkollore. Mobilizimet gjithëpërfshirëse, të cilat arritën kulmin të mërkurën, më 21 tetor 2026, kanë bashkuar sindikatat arsimore me sektorin publik më të gjerë mes një krize në rritje t
Agjencia Telegrafike Vox
FIER | FELIKS SIKA (HALILI) U ARRESTUA.
Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Feliks Sika (Halili), me moshë 34 vjeç. Njoftim | Fier. Finalizohet operacioni i koduar “Këmbimi”. Kanosën një shtetas (rezident në Itali), për t’iu kthyer borxhin, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy me precedentë të mëparshëm penal. 34-vjeçari, i cili u kap në flagrancë duke marrë 2 automjete
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTJA E KOMISIONIT URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): SANKSIONET NDAJ RUSISË DO TË HIQEN KUR TË NDALET LUFTA NDAJ UKRAINËS.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Dua të jem absolutisht e qartë; sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë do të mbeten në fuqi të paktën derisa të ndalet lufta”. Kështu tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leien (Leyen), gjatë një fjalimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: JEMI KUNDËR ARMËPUSHIMIT ENERGJETIK; KEMI NEVOJË PËR PAQE.
Moskë, Federata Ruse | “Ne kemi nevojë për paqe, jo për armëpushim”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”, ndërsa presidenti Vladimir Putin përgatitet të takohet me të dërguarin e ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff), në Shën Petersburg. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN DO TË TAKOHET SOT ME KRYEMINISTRIN KINEZ LI ÇIANG.
Moskë, Federata Ruse | “Përveç të dërguarit amerikan Stiv Uitkof (Steve Witkoff), presidenti rus Vladimir Putin do të takohet sot në Shën Petersburg edhe me kryeministrin kinez Li Çiang”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN PËR POLITIKËN E JASHTME KAJA KALLAS: SHBA-ës E KANË SHTYRË UKRAINËN TË DORËZOHET PËR GATI DY VJET SIPAS KUSHTEVE TË PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN.
Strasburg, Francë | “Edhe pse negociatorët amerikanë janë përpjekur, për një vit e gjysmë tani, ta shtyjnë Ukrainën të dorëzohet, falë mbështetjes së Baashkimit Evropian, ajo ende nuk e ka bërë këtë sipas kushteve të Putinit. Nuk kemi zgjidhje tjetër”. Kështu tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në debatin plenar në Strasburg, duke hedhur poshtë akuzat se i mungon një strategji paqeje. “Duhet të jemi jashtëzakonisht të qartë se
Agjencia Telegrafike Vox
BULLGARI | MINISTRI I JASHTËM I REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS UANG JI (WANG YI): UKRAINA DHE RUSIA DUHET TË JENË TË GATSHME TË TAKOHEN ME NJËRA-TJETRËN.
Sofje, Bullgari | “Palët e përfshira në krizën ukrainase duhet të angazhohen në dialog dhe konsultime, të synojnë mirëkuptim të ndërsjellë dhe të jenë të gatshme të shtrijnë dorën për të rindërtuar besimin dhe të punojnë drejt paqes”. Kështu tha ministri i jashtëm Uang Ji (Wang Yi) në deklaratë në Sofje, ku u takua me ministren e jashtme bullgare Velislava Petrova. “Deficiti i besimit është një nga problemet më serioze në botën e sotme, i karakterizuar nga ndryshime dhe turbu
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E NORVEGJISË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PO MBAJMË TË GJITHA KONTAKTET QË MUND TË NDIHMOJNË PAQEN.
Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | “Arrita në Norvegji me ekipin tim. Janë planifikuar takime të rëndësishme; një takim trepalësh me Jonas Gahr Store dhe Aleks Stubin (Alex Stubb), një takim dypalësh me Stiv Uitkofin (Steve Witkoff) dhe një takim midis ne të katërve”. Kështu shkroi presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). “Do të kem gjithashtu një audiencë me Mbretin Haakon VIII-të të Norvegjisë dhe një takim me Stortingun, parlamentin norvegjez. Ne po m
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI KORROTICË E EPËRME; DRENAS | RAIF ALIU U KONSTATUA I VDEKUR SI PASOJË E NJË AKSIDENTI NË VENDIN E PUNËS.
Fshati Korroticë e Epërme, Drenas, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: Z. Raif Aliu, me moshë 47 vjeç, u konstatua i vdekur si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Shënim: Çdo s
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI LLOSHKOBARE; FERIZAJ | ERBLIN REXHA U ARRESTUA.
Fshati Lloshkobare, Ferizaj, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Erblin Rexha, me moshë 20 vjeç. Ai u konstatua i plagosur lehtë me armë zjarri. Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


