FIER | FELIKS SIKA (HALILI) U ARRESTUA.

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Feliks Sika (Halili), me moshë 34 vjeç.
Njoftim | Fier.
Finalizohet operacioni i koduar “Këmbimi”.
Kanosën një shtetas (rezident në Itali), për t’iu kthyer borxhin, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy me precedentë të mëparshëm penal.
34-vjeçari, i cili u kap në flagrancë duke marrë 2 automjete në këmbim të borxhit, kishte me vete armë neuroparalizuese. Sekuestrohen 2 automjetet dhe pistoleta neuroparalizuese.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, se ishte kanosur nga 2 shtetas, për dhënien e një shume parash, finalizuan operacionin e koduar “Këmbimi”, në kuadër të të cilit, u vu në pranga shtetasi F. S. (H.), 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M.(F.), 37 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kanosur 28-vjeçarin që t’iu jepte shumën e parave që pretendonin se iu kishte borxh. Në këmbim, 28-vjeçari ka udhëzuar vëllanë e tij, për t’i dhënë në Lushnjë, 34-vjeçarit, 2 automjete.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments