FRANCË | UDHËHEQËSJA E SUBJEKTIT POLITIK “ALTERNATIVA PËR GJERMANINË” ALIS VAJDEL (ALICE WEIDEL): SHENGENI NUK FUNKSIONON; DËBONI EMIGRANTËT.

Strasburg, Francë | “Mbrojtja e kufijve është prerogativë e shteteve sovrane.
Nëse Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të mbrojë kufijtë tanë të jashtëm, atëherë u takon shteteve sovrane të mbrojnë kufijtë e tyre kombëtarë.
Nëse Marrëveshja e Shengenit nuk funksionon më, ne duhet ta lëmë atë dhe të mbrojmë kufijtë tanë”.
Kështu tha udhëheqësja e subjektit politik “Alternativa për Gjermaninë”, Alis Vajdel (Alice Weidel), në një konferencë për shtyp në Parlamentin Evropian në Strasburg.
“Partia Alternativa për Gjermaninë mbështet pikërisht këtë vizion; nëse Evropa dështon në detyrat themelore të përcaktuara në traktate, ne duhet të kemi të drejtën e vetos dhe të tërhiqemi nga ky kaos, kjo situatë e çrregullt.
Kjo nuk është ajo për të cilën duhet të qëndrojë Evropa.
Ne nuk duam që evropianët të humbasin shtëpitë dhe identitetet e tyre për shkak të njerëzve nga jashtë që synojnë të shkaktojnë kaos në vendet tona; këta njerëz nuk duhet të jenë të mirëpritur; ata duhet të ndalohen dhe pastaj të dëbohen”, - tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments