TIRANË | SHOQËRIA E RUAJTJES DHE E SIGURIMIT FIZIK “ILLYRIAN GUARD” MORI PJESË NË NGJARJEN “TIRANA THROWDOWN”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Shoqëria e Ruajtjes dhe e Sigurimit Fizik “Illyrian Guard” tashmë ofron shërbime sigurie edhe në evente ndërkombëtare si “Tirana Throwdown”, që bashkoi atletë nga 36 vende të botës.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga aktiviteti “Tirana Throwdown”, duke vlerësuar rolin e kompanisë në garantimin e sigurisë në ngjarje të mëdha sportive.
“Nga mbrojtja e institucioneve shtetërore te garantimi i sigurisë, kjo ishte prova e parë e kaluar me sukses në ndërkohë që vijon puna për modernizimin e mëtejshëm të kompanisë”, tha Kryeministri Rama.
“Tirana Throwdown” është një nga ngjarjet sportive më të mëdha të zhvilluara në kryeqytet, që bashkon atletë nga vende të ndryshme të botës dhe karakterizohet nga gara dinamike, atmosfera e lartë sportive dhe pjesëmarrje e gjerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments