TIRANË | DURANA TECH PARK IU BASHKUA NISMËS PËR PARQE EKO-INDUSTRIALE (ECO-INDUSTRIAL PARKS INITIATIVE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Durana Tech Park, në pronësi të Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), i është bashkuar rrjetit të lokacioneve pilote në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Nismës për Parqe Eko-Industriale (Eco-Industrial Parks Initiative).
“I pozicionuar pranë Tiranës ‘Durana Tech Park’ është konceptuar si një ekosistem modern për inovacion, teknologji dhe investime, dhe pjesëmarrja në projektin Eco-Industrial Parks përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij vizioni.
Duke integruar qëndrueshmërinë, menaxhimin efikas të burimeve dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në modelin tonë të zhvillimit, synojmë të krijojmë një ambient konkurrues që tërheq investime cilësore dhe mbështet transformimin ekonomik afatgjatë të vendit”.
Kështu tha Drejtoresha e Përgjithshme Florensa Haxhi Kovaçi.
“Durana Tech Park përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të mbështetur një brez të ri të zhvillimit industrial dhe teknologjik në Shqipëri.
Duke integruar inovacionin, qëndrueshmërinë dhe planifikimin modern të infrastrukturës, synojmë të krijojmë një mjedis që tërheq investime, mbështet rritjen e biznesit dhe e pozicionon më tej Shqipërinë si një destinacion për industri të orientuara drejt së ardhmes”.
Kështu tha Zv.Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit Enkelejd Musabelliu.
“Për Shqipërinë, transformimi industrial i qëndrueshëm është i rëndësishëm. Shqipëria duhet të harmonizohet me standardet e Bashkimit Europian për mjedisin dhe konkurrueshmërinë, si dhe të përshpejtojë ritmin për të ecur paralelisht me zhvillimet në BE dhe për t’u bërë sa më konkurruese përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian. Parqet Eko-Industriale mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, pasi promovojnë parimet e ekonomisë qarkulluese, përmirësojnë eficiencën e përdorimit të burimeve dhe inkurajojnë planifikimin industrial të qëndrueshëm.
Ne mirëpresim gatishmërinë e Durana Tech Park për të përqafuar këto parime thelbësore, ndërsa parku kalon nga një entitet virtual në parkun e parë fizik eko-industrial në Shqipëri”.
Kështu tha Shefja e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri Ritva Heikkinen.
“Kjo nismë ka të bëjë me mbështetjen e Shqipërisë në tërheqjen e investimeve private, përmirësimin e infrastrukturës dhe planifikimit industrial, si dhe krijimin e kushteve që bizneset të rriten. Në fund të fundit, bëhet fjalë për krijimin e vendeve më të mira të punës dhe mundësive më të forta ekonomike”.
Kështu tha menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë Masimiliano Paoluçi (Massimiliano Paolucci).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments