TIRANË | BANKA E SHQIPËRISË LICENSOI BANKËN TURKE “ZIRAAT”; U BË BANKA E 12 QË VEPRON NË TREGUN SHQIPTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 54 minutes ago
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Banka e Shqipërisë ka miratuar dhënien e licensës për ushtrimin e veprimtarisë bankare dhe financiare për degën e bankës turke “Ziraat” në Shqipëri, duke i hapur rrugë hyrjes së një tjetër institucioni financiar me kapital të huaj në tregun bankar shqiptar.
Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, vendimi është marrë në mbledhjen e datës 6 maj 2026 të Këshillit Mbikëqyrës, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe aplikimit të paraqitur nga banka turke për pajisjen me licensë.
Më herët, në muajin gusht 2025, Banka e Shqipërisë kishte dhënë miratimin paraprak për licensimin e kësaj banke.
Kjo bankë do të ushtrojë veprimtaritë bankare dhe financiare në përputhje me kushtet dhe kërkesat e licensës së miratuar nga Banka e Shqipërisë.
“Ziraat Bank”, e themeluar në vitin 1863, është një nga bankat më të mëdha tregtare në Republikën e Turqisë dhe operon me licencë të vlefshme bankare nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare të Turqisë.
Përveç tregut turk, banka ushtron aktivitet edhe në vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Qiproja Veriore.
Me të, numri i bankave që veprojnë në tregun shqiptar shkoi në 12.
Kjo bankë do të jetë banka e dytë me kapital turk në Shqipëri dhe pritet të sjellë një fokus më të madh në financimin e sektorit të bujqësisë, duke qenë se është e specializuar në huadhënien për bizneset që operojnë në këtë fushë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments