TIRANË | ZYRA E OPERACIONEVE NDËRKOMBËTARE E MINISTRISË SË BRENDSHME TË MBRETËRISË SË BASHKUAR (HOIO) DHUROI PAJISJE TË TEKNOLOGJISË BASHKËKOHORE NË MBËSHTETJE TË STRUKTURAVE TË POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 44 minutes ago
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare e Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar (HOIO) dhuroi pajisje të teknologjisë bashkëkohore në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit.
Në ceremoninë që u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, menaxherja rajonale e HOIO, Tara Mur (Moore), menaxheri ndërkombëtar ndërlidhës i HOIO, Stefn Lo (Stephen Law), drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe përfaqësues të strukturave përfituese të këtyre donacioneve.
Drejtori Hita shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve britanikë, duke vlerësuar bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar si një model të konsoliduar dhe me rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar dhe fenomeneve të tjera me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ai theksoi se investime dhe donacione të tilla rrisin ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe profesionale të Policisë së Shtetit, duke ndikuar drejtpërdrejt në identifikimin më të shpejtë të risqeve, avancimin e kontrolleve kufitare, rritjen e efikasitetit të analizës dhe hetimit policor, si dhe në forcimin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët.
Znj. Mur (Moore) pohoi angazhimin e agjencive britanike për të vijuar mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit, përmes asistencës teknike, logjistike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira profesionale, në funksion të forcimit të kapaciteteve ligjzbatuese dhe rritjes së efektivitetit operacional.
Dhurimet me vlerë totale rreth dyqind mijë (200000) paundë, përfshijnë pajisje moderne teknologjike që do të përdoren nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, si dhe nga Njësia e Informacionit të Pasagjerëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments