top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


KRYEMINISTRI VIKTOR ORBAN: MOS DËRGONI PARA NË UKRAINË.
Fshati Rijkhoven, Bilzen-Hoeselt, Mbretëria e Belgjikës | “ Çfarë është më e mira për biznesin? Së pari, paqja. Së dyti, mos ia dërgoni paratë tuaja askujt tjetër nëse keni nevojë për to për të qëndruar konkurrues. Pra, mos dërgoni para në Ukrainë. Së treti; ulni dhe ulni çmimet e energjisë sa më shumë që të jetë e mundur ”. Kështu tha Kryeministri hungarez Viktor Orban me të mbërritur në samitin informal të udhëheqësve evropianë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Tel
Agjencia Telegrafike Vox


PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: MASAT E IZRAELIT NË BREGUN PERËNDIMOR JANË TË PAPAJTUESHME ME LIGJIN; RREZIKOJNË STABILITETIN DHE PAQEN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Masat e reja të miratuara nga Kabineti Izraelit i Sigurisë për Bregun Perëndimor janë kundërproduktive dhe të papajtueshme me të drejtën ndërkombëtare. Ato rrezikojnë të minojnë përpjekjet e vazhdueshme ndërkombëtare për të stabilizuar dhe çuar përpara përpjekjet për paqe në rajon ”. Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, por edhe Komisionerja për Menaxhimin e Krizave Hadja Lahbib dhe Komisionerja për Mesdheun Dub
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: BORXHI I PËRBASHKËT EVROPIAN ËSHTË E VETMJA MËNYRË PËR TË KONKURRUAR ME SHBA-ës DHE ME REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS.
Paris, Francë | “ Evetmja mënyrë që Evropa të konkurrojë ekonomikisht me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara është përmes borxhit të përbashkët ”. Kështu tha Presidenti Emanuel Makron në Samitin Industrial Evropian. “ Emetimi i euro-obligacioneve është i nevojshëm nëse duam të kemi nivelin e duhur të investimeve në hapësirë, mbrojtje dhe siguri, teknologji të pastra, inteligjencë artificiale dhe kuantike, dhe të transformojmë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë ”, tha Presidenti
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: ZGJEDHJET VETËM PAS NJË ARMËPUSHIMI DHE NJË DHËNIEJE GARANCISH.
Kiev, Ukrainë | “ Ukraina do të mbajë zgjedhje vetëm pasi të merren armëpushimet dhe garancitë e sigurisë ”. Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski. “ Kam folur shumë herë për zgjedhjet; ne do t'i mbajmë ato kur të jenë vendosur të gjitha garancitë e nevojshme të sigurisë ”, tha Presidenti Zelenski në një deklaratë për mediat. “ Është shumë e thjeshtë; vendosni një armëpushim dhe do të ketë zgjedhje. Është një çështje sigurie ”, tha ai. Presidenti Zelenski sqaroi se Shtetet
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BASHKUAR | MBRETI KARL (CHARLES) III-të DHE MBRETËRESHA KAMILË (CAMILLA) SHPREHËN TRONDITJE NGA SULMI NË KANADA.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charles) III-të dhe Mbretëresha Kamilë (Camilla) shprehën tronditje të thellë për të shtënat vdekjeprurëse që lanë nëntë të vdekur dhe disa të plagosur në një shkollë në një qytet të vogël kanadez në orët e fundit. “ Unë dhe gruaja ime, jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga të mësuarit për sulmin e tmerrshëm në një shkollë të mesme në Tambllër Brixh (Tumbler Bridge) ”, thuhet në një mesazh të lëshuar nga Bakinghem Palas
Agjencia Telegrafike Vox


FRANCA KËRKON DORËHEQJEN E RAPORTUESES SË POSAÇME (SPECIALE) TË OKB-së PËR TERRITORET PALESTINEZE FRANÇESKA ALBANEZE (FRANCESCA ALBANESE); RAPORTET E SAJ I KONSIDERON SKANDALOZE.
Paris, Francë | Franca kërkon dorëheqjen e Raportueses së Posaçme (Speciale) të OKB-së për Territoret Palestineze, Françeska Albaneze (Francesca Albanese). “ Franca dënon pa rezerva fjalët skandaloze dhe të papërgjegjshme të znj. Albaneze (Albanese), të shqiptuara të shtunën e kaluar, të cilat, nuk synojnë qeverinë izraelite, politikat e së cilës lejohet të kritikohen, por Izraelin si popull dhe si komb ”. Kështu tha Ministri i Jashtëm francez Zhan (Jean)-Noël Barrot, duke fo
Agjencia Telegrafike Vox


PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: MBAJTJA E ZGJEDHJEVE NË UKRAINË GJATË KOHËS SË LUFTËS NUK ËSHTË NJË IDE E MIRË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Mbajtja e zgjedhjeve ndërsa lufta është ende duke vazhduar nuk është padyshim një zgjidhje e mirë ”. Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, ndërsa mbërriti në takimin e Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, e pyetur në lidhje me raportet se Presidenti Volodimir Zelenski do të shpallë zgjedhje në vend. “ Ndoshta kjo mund të bëhet duke shpresuar për paqe, por për momentin nuk i shoh rusët të bëjnë vërtet përpjekje për
Agjencia Telegrafike Vox


NATO-ja NISI OPERACIONIN E KODUR “ARCTIC SENTINEL” | ARKTIKU ËSHTË TANI NJË NGA ZONAT MË TË RËNDËSISHME STRATEGJIKE NË BOTË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komanda e Operacioneve Aleate, përgjegjëse për planifikimin dhe ekzekutimin e të gjitha stërvitjeve, aktiviteteve dhe operacioneve të NATO-s, sot nisi Operacionin e koduar “ Arctic Sentry ”. “ ‘Arctic Sentry’ nënvizon angazhimin e Aleancës për të mbrojtur anëtarët e saj dhe për të ruajtur stabilitetin në një nga zonat më të rëndësishme strategjike dhe sfiduese për mjedisin në botë ”, tha Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, Aleksus
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKY DO TË SHPALLË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE REFERENDUMIN MË 24 SHKURT 2026.
Kiev, Ukrainë | “ Presidenti Volodimir Zelenski synon të njoftojë planet për zgjedhjet presidenciale dhe një referendum më 24 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit ”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “ Financial Times ” (Kohërat Financiare) - duke cituar zyrtarë ukrainas dhe evropianë të përfshirë në planifikim dhe burime të tjera të njohura me çështjen. Ukraina thuhet se filloi të planifikonte zgjedhje së bashku me një referendum mbi një marrëveshje të mundshme
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BASHKUAR | QEVERIA E KRYEMINISTRIT KEËR STARMËR (KEIR STARMER): NDRYSHIMI I DEMOGRAFISË SË PALESTINËS SHKEL TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “ Mbretëria e Bashkuar dënon me forcë masat e fundit të njoftuara nga qeveria izraelite për të forcuar kontrollin e saj mbi territoret e pushtuara palestineze të Bregut Perëndimor ”. Kështu u tha në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të Qeverisë së Kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer). “ Çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar gjeografinë ose demografinë e Palestinës është krejtësisht e papranueshme dhe do të ishte në shkelje
Agjencia Telegrafike Vox


UKRAINË | TRE FËMIJË DHE NJË BURRË U VRANË NË NJË SULM AJROR RUS NË KHARKIV.
Kiev, Ukrainë | “ Një sulm ajror rus në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv, vrau tre fëmijë dhe një të rritur ”. Kështu njoftoi shefi i administratës ushtarake vendore Oleg Sinegubov (Synegubov). “ Dy djem njëvjeçarë dhe një vajzë dyvjeçare u vranë në sulmin që goditi një shtëpi në qytetin Bogodukhiv pranë kufirit rus ”, tha Sinegubov (Synegubov). “ Një burrë 34-vjeçar që ishte me fëmijët u vra gjithashtu ”, burimi, por pa specifikuar nëse ai ishte babai i tyre. Të hënën, nj
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): REFORMAT E BASHKIMIT EVROPIAN ME BASHKËPUNIM TË ZGJERUAR NËSE NUK ARRIHEN 27.
Strasburg, Francë | “ Ne kemi paraqitur propozime mbi integrimin dhe mbikëqyrjen e tregut. Dhe tani na duhet që ju t'i përfundoni ato. Kompanitë tona kanë nevojë për kapital tani. Pra, le ta bëjmë këtë vit. Plani A është të ecim përpara me 27. Por nëse kjo nuk është e mundur, Traktati parashikon bashkëpunim të zgjeruar ”. Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), duke folur në Sallën e Strasburgut - gjatë debatit mbi konkurrueshmërinë dhe rap
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


