PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): REFORMAT E BASHKIMIT EVROPIAN ME BASHKËPUNIM TË ZGJERUAR NËSE NUK ARRIHEN 27.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 11
- 1 min read

Strasburg, Francë | “Ne kemi paraqitur propozime mbi integrimin dhe mbikëqyrjen e tregut. Dhe tani na duhet që ju t'i përfundoni ato.
Kompanitë tona kanë nevojë për kapital tani. Pra, le ta bëjmë këtë vit. Plani A është të ecim përpara me 27. Por nëse kjo nuk është e mundur, Traktati parashikon bashkëpunim të zgjeruar”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), duke folur në Sallën e Strasburgut - gjatë debatit mbi konkurrueshmërinë dhe raportin Draghi.
“Ne duhet të ecim përpara dhe të thyejmë barrierat që na pengojnë të jemi një gjigant vërtet global”, tha Presidentja von der Leien (Leyen).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments