UKRAINË | TRE FËMIJË DHE NJË BURRË U VRANË NË NJË SULM AJROR RUS NË KHARKIV.


Kiev, Ukrainë | “Një sulm ajror rus në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv, vrau tre fëmijë dhe një të rritur”.
Kështu njoftoi shefi i administratës ushtarake vendore Oleg Sinegubov (Synegubov).
“Dy djem njëvjeçarë dhe një vajzë dyvjeçare u vranë në sulmin që goditi një shtëpi në qytetin Bogodukhiv pranë kufirit rus”, tha Sinegubov (Synegubov).
“Një burrë 34-vjeçar që ishte me fëmijët u vra gjithashtu”, burimi, por pa specifikuar nëse ai ishte babai i tyre.
Të hënën, një grua dhe një djalë 10-vjeçar u vranë në një sulm ajror në të njëjtin qytet.
Moska kryen sulme ajrore të përditshme në Ukrainë, duke vrarë rregullisht civilë.
Sipas një raporti nga Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë (HRMMU) i botuar në fillim të muajit janar, gati 15 mijë civilë ukrainas janë vrarë dhe 40600 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt të vitit 2022.
Raporti thotë se viti 2025 ishte viti më vdekjeprurës pas vitit 2022, me mbi 2500 civilë të vrarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments