MBRETËRIA E BASHKUAR | QEVERIA E KRYEMINISTRIT KEËR STARMËR (KEIR STARMER): NDRYSHIMI I DEMOGRAFISË SË PALESTINËS SHKEL TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Mbretëria e Bashkuar dënon me forcë masat e fundit të njoftuara nga qeveria izraelite për të forcuar kontrollin e saj mbi territoret e pushtuara palestineze të Bregut Perëndimor”.
Kështu u tha në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të Qeverisë së Kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer).
“Çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar gjeografinë ose demografinë e Palestinës është krejtësisht e papranueshme dhe do të ishte në shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, u tha në deklaratën e Qeverisë britanike - e cila, muajt e fundit iu bashkua vendeve të tjera perëndimore para OKB-së në listën e kombeve që njohin zyrtarisht shtetin palestinez.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments