UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM ANDRI SIBIHA (ANDRII SYBIHA): NJË “SHI” PREJ AFRO 500 DRONËSH DHE RAKETASH RUSE NA SULMUAN SOT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 3
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Gati pesëqind dronë dhe raketa kruiz sulmuan Ukrainën sot. Të paktën një person u vra dhe të tjerë u plagosën”.
Ministri i Jashtëm ukrainas Andri Sibiha (Andrii Sybiha) e denoncoi këtë në rrjetin social virtual Iks (X).
“Në Obukhiv, një dron u rrëzua në një ndërtesë banimi. Terroristët rusë po sulmojnë qëllimisht në mes të ditës, për të maksimizuar viktimat dhe dëmet civile.
Kështu i përgjigjet Moska propozimeve të Ukrainës për armëpushim të Pashkëve me sulme brutale.
Terroristët rusë refuzojnë diplomacinë dhe përpjekjet për paqe. Ata duhet të marrin përgjigjet e forta që meritojnë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments